Titulli i Disertacionit: Roli i Kulturës Organizative dhe Kulturës Inovative në Kreativitetin dhe Inovacionin e Kompanive në Shqipëri: Evidencë nga Sektori i Shitjes me Pakicë i Industrisë së Elektronikës
Autori: Ada Bici
-
Institucioni: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit
-
Fusha e studimit: Menaxhim
-
Data e publikimit: 23.09.2026
-
Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit:
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)
ABSTRAKT
Ky studim synon të analizojë ndërveprimin e kulturës organizative dhe kulturës inovative me kreativitetin dhe inovacionin e kompanive që operojnë në industrinë e elektronikës në Shqipëri. Ndikimi i kulturës organizative dhe asaj inovative në inovacion studiohet duke ndërthurur gjithashtu rolin ndërmjetësues të kreativitetit në këtë marrëdhënie. Duke u mbështetur në kornizën teorike të Vlerave Konkurruese (CVF), studimi ndërton dhe teston një model konceptual që analizon edhe ndikimin e tipologjive të ndryshme kulturore në kreativitetin dhe inovacionin e kompanive. Metodologjia e përdorur bazohet në një qasje sasiore, duke përdorur të dhëna të cilat janë mbledhur përmes një pyetësori të strukturuar dhe janë analizuar duke përdorur modelimin e ekuacioneve strukturore të bazuar në co-variancë (CB-SEM). Kampioni përfshin kompani që operojnë në sektorin e tregtisë me pakicë në industrinë e pajisjeve elektronike, një industri e karakterizuar nga një nevojë e vazhdueshme për ndryshim dhe inovacion. Rezultatet e studimit tregojnë se kultura organizative ashtu edhe kultura inovative ndikojnë pozitivisht në kreativitet dhe inovacion. Kreativiteti rezulton të jetë një faktor i rëndësishëm ndërmjetësues në lidhjen midis kulturës organizative/inovative dhe inovacionit. Analiza e tipologjive të kulturës organizative evidenton se kultura adhokratike lidhet pozitivisht me inovacionin, por lidhja me kreativitetin nuk u konfirmua në këtë kampionim. Nga ana tjetër, u testuan dimensione të veçanta të kulturës inovative, si komunikimi dhe struktura organizative, ku komunikimi i hapur në organizatë rezulton të jenë faktor i rëndësishëm në nxitjen e inovacionit. Ky studim kontribuon në literaturën ekzistuese pasi ofron evidencë empirike në një industri të studiuar pak në botë (produktet elektronike në retail) dhe është i pari në Shqipëri që analizon në një model të integruar konceptet e kulturës organizative, kulturës inovative, kreativitetit dhe inovacionit. Në aspektin praktik, gjetjet ofrojnë implikime të rëndësishme për menaxherët dhe politikëbërësit, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të kulturës organizative që mbështet kreativitetin dhe inovacionin si faktorë kyç të konkurrueshmërisë së kompanive në treg.
Fusha: Inovacioni dhe Kultura Organizative
Fjalët kyçe: Kultura inovative, kreativiteti, inovacioni,kulturaorganizative, retail, consumer electronics, OCAI, struktura, komunikimi
ABSTRACT
This study aims to analyze the interaction between organizational culture and innovative culture and their relationship with creativity and innovation in companies operating in the consumer electronics industry in Albania. The impact of organizational and innovative culture on innovation is studied by incorporating the mediating role of creativity within this relationship. Based on the Competing Values Framework (CVF), the study develops and tests a conceptual model examining how different cultural typologies influence creativity and innovation in organizations. The methodology is based on a quantitative approach, using data collected through a structured questionnaire and analyzed via covariance-based Structural Equation Modeling (CB-SEM). The sample consists of companies operating in the retail sector of the consumer electronics industry, an industry characterized by a continuous need for change and innovation. The findings indicate that both organizational and innovative culture positively impact creativity and innovation. Creativity is found to play a significant mediating role in the relationship between organizational/innovative culture and innovation. The analysis of organizational culture typology confirms that adhocracy culture is positively associated with innovation; however, its relationship with creativity was not supported in this sample. Additionally, specific dimensions of innovative culture, such as communication and organizational structure, were analyzed, with open communication resulting as a key factor supporting innovation. This study contributes to the existing literature by providing empirical evidence from an underexplored industry (consumer electronics in retail) and represents the first study in Albania to analyze, within an integrated model, the concepts of organizational culture, innovative culture, creativity, and innovation. From a practical perspective, the findings offer important implications for managers and policymakers, emphasizing the importance of nurturing organizational cultures that support creativity and innovation, which in turn help companies to remain competitive in the market.
Field of study: Innovation and Organizational Culture
Keywords: Innovative Culture, creativity, innovation, organizational culture, retail, consumer electronics, OCAI, structure, communication
