
Konferenca Përfundimtare e projektit Erasmus+ EU-GaNoM
Universiteti i Tiranës, si partner në projektin Erasmus+ EU-GaNoM, fton stafin akademik dhe administrativ,
kërkuesit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në Konferencën Përfundimtare të projektit, e cila do të zhvillohet
më 6 tetor 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00 CET, në Nantes, Francë.
Pjesëmarrja në konferencë është e mundur fizikisht ose online.
Projekti EU-GaNoM ka pasur në fokus rritjen e kapaciteteve dhe trajnimin e stafit akademik dhe administrativ për hartimin,
aplikimin dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, me fokus të veçantë në programet
Erasmus+ dhe Horizon Europe.
Konferenca do të shërbejë si një mundësi për:
- prezantimin e rezultateve dhe arritjeve kryesore të projektit;
- ndarjen e përvojave dhe praktikave të fituara gjatë zbatimit të projektit;
- diskutimin mbi mundësitë dhe perspektivat e ardhshme për aplikimet në kuadër të programeve të BE-së;
- forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në kërkim, arsim dhe projekte ndërkombëtare.
Regjistrimi për pjesëmarrje është i hapur.
Projekti EU-GaNoM bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+
(Cooperation partnerships in higher education). Më shumë informacion: www.euganom.eu
