Universiteti i Tiranës në Times Higher Education World University Rankings 2027!🇦🇱 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës në Times Higher Education World University Rankings 2027!🇦🇱

🌎Universiteti i Tiranës në Times Higher Education World University Rankings 2027!🇦🇱
 
✅Një moment historik për Universitetin e Tiranës dhe arsimin e lartë shqiptar: për herë të parë, Shqipëria përfaqësohet në Times Higher Education World University Rankings me Universitetin e Tiranës.👏
 
🏫Universiteti i Tiranës është i vetmi universitet shqiptar i përfshirë në edicionin 2027 të Times Higher Education World University Rankings, duke e vendosur për herë të parë Shqipërinë në këtë renditje globale me profil dhe ndikim të gjerë ndërkombëtar.
 
📊Pas një renditjeje të suksesshme në QS Europe University Rankings, Universiteti i Tiranës shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ndërkombëtar: përfshirjen, për herë të parë, në Times Higher Education World University Rankings, një nga renditjet globale më të njohura të universiteteve, krahas QS dhe ShanghaiRanking.
 
🔍Universiteti i Tiranës renditet në grupin 2001+ të universiteteve të renditura në nivel global, në një edicion të THE World University Rankings që përfshin universitete nga 118 vende dhe territore në mbarë botën.
 
📌Ky rezultat është më shumë se një përfshirje në një renditje ndërkombëtare. Ai përfaqëson vlerësimin ndërkombëtar të një pune të gjatë, intensive dhe të qëndrueshme, të ndërtuar ndër vite në funksion të cilësisë akademike, kërkimit shkencor, zhvillimit institucional dhe rritjes së profilit ndërkombëtar të Universitetit të Tiranës.
 
👉Pas këtij rezultati qëndron një proces i vazhdueshëm pune për forcimin e kërkimit shkencor, rritjen e kapaciteteve akademike, zhvillimin institucional, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe të dhënave që pasqyrojnë performancën e institucionit.
 
▫️Në këtë rrugëtim, Universiteti i Tiranës ka ndërtuar një portofol të gjerë projektesh të financuara nga donatorë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, si koordinator dhe partner në projekte dhe programe të rëndësishme, përfshirë Horizon Europe, Erasmus+ KA2 dhe INTERREG. Këto angazhime kanë zgjeruar mundësitë për kërkim shkencor, inovacion, mobilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
 
🎯Një tjetër dimension i rëndësishëm i këtij rrugëtimi është pjesëmarrja e Universitetit të Tiranës në Aleancën Evropiane UNINOVIS Data for LIFE, duke e lidhur Universitetin me një rrjet evropian universitetesh dhe duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim akademik, kërkimor dhe institucional.
 
☑️Ky rezultat është fryt i një pune të ndërtuar gradualisht, me përkushtim dhe këmbëngulje. Është një arritje që i përket gjithë komunitetit të Universitetit të Tiranës, pedagogëve, studiuesve, studentëve dhe stafit administrativ dhe që sjell kënaqësi e motivim për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në jetën akademike dhe institucionale të Universitetit. 
 
👏Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë personelin akademik, personelin ndihmës akademik dhe administrativ si edhe studentët e Universitetit të Tiranës, puna, përkushtimi dhe kontributi i të cilëve kanë bërë të mundur që UT të ngrihet në nivelin e universiteteve të vlerësuara dhe të njohura në skenën globale të arsimit të lartë.
 
✔️Ky është një moment për të vlerësuar punën e bërë, por edhe për të parë përpara. Ky rezultat përbën një pikë të rëndësishme reference për rrugëtimin e mëtejshëm të Universitetit të Tiranës, me fokus të pandërprerë te cilësia akademike, kërkimi shkencor, inovacioni dhe ndërkombëtarizimi.
 
🔍Synimi ynë është të ndërtojmë mbi këtë rezultat dhe të konsolidojmë më tej pozicionin e Universitetit të Tiranës në hapësirën evropiane dhe globale të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.✅
 

Uni Education by Shark Themes