THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË TIRANËS - UNIVERSITETI I TIRANËS

THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Blended Intensive Programme (BIP)

“Artificial Intelligence Across Languages and Education”

Në kuadër të Aleancës Evropiane UNINOVIS – Data for L.I.F.E.
Kauno Kolegija, Kaunas, Lituani | 15–23 tetor 2026

Universiteti i Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit me Kauno Kolegija Higher Education Institution, Lituani, si dhe të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Aleancës Evropiane UNINOVIS – Data for L.I.F.E., hap thirrjen për studentët e Universitetit të Tiranës për pjesëmarrje në programin intensiv të kombinuar Blended Intensive Programme (BIP) “Artificial Intelligence Across Languages and Education”.

Programi synon të zhvillojë kompetencat e pjesëmarrësve në përdorimin efektiv, inovativ, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në arsim, mësimdhënie, gjuhë dhe kërkim shkencor, duke promovuar mendimin kritik dhe bashkëpunimin ndërmjet njeriut dhe Inteligjencës Artificiale.

Organizimi i programit

  • Komponenti virtual: 15 tetor 2026
  • Mobiliteti fizik: 19–23 tetor 2026
  • Vendi: Kauno Kolegija, Kaunas, Lituani
  • Kredite: 3 ECTS
  • Programi: “Artificial Intelligence Across Languages and Education”

Programi kombinon leksione, workshop-e praktike, bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte digjitale, duke u ofruar studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësi konkrete për përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale në kontekste akademike dhe arsimore.

Tematikat kryesore

  • Artificial Intelligence as a Research Assistant
  • Artificial Intelligence Tools in Language Teaching
  • Submerging Interactivity in the Context of Artificial Intelligence
  • The Smart Lecturer: Effective Use of AI Tools in the Educational Process
  • Human–AI Collaboration in Language Teaching and Translation
  • përdorimi i AI në shkrimin akademik, përkthim dhe kërkim;
  • integriteti akademik, etika, transparenca dhe siguria e të dhënave.

Programi rekomandohet veçanërisht për studentët e fushave të gjuhëve dhe edukimit, por është i hapur edhe për studentë nga fusha të tjera studimi, me interes për Inteligjencën Artificiale, kërkimin shkencor, inovacionin dhe përdorimin e teknologjive të reja në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies.

Pjesëmarrja në këtë program u ofron studentëve gjithashtu mundësinë për të bashkëpunuar me pjesëmarrës nga institucione të ndryshme evropiane, në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ndërkombëtare të Aleancës UNINOVIS.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti, koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Mbështetja financiare:

Studentët e përzgjedhur, në varësi të plotësimit të kritereve të Erasmus+ dhe fondeve të disponueshme, mund të përfitojnë mbështetje financiare për kostot e udhëtimit dhe qëndrimit gjatë periudhës së mobilitetit.

Afati për aplikim: 13 tetor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes