Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026 – 2027.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026 – 2027.
https://www.polsl.pl/en/Pages/Welcome.aspx
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
Kohëzgjatja:
- 1 semestër (mars – korrik 2027);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze të ofruar nga Universiteti Sileasian i Teknologjisë, klikoni në adresat:
https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/subject-offer/
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor ( 800 Euro në muaj për studentët)
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj;
- *Learning Agreement (25-30 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Silesian të Teknologjisë lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj;
- Diplomë bachelor;
- Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
- *Learning Agreement (25-30 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Silesian të Teknologjisë lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/Learning-Agreement-outgoing-student-template.docx
Afati për aplikim: 30 Tetor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
