Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Malagës, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për vitin akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Malagës, në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie, për vitin akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Malagës në Spanjë, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2026-2027.

https://www.uma.es/

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fushat e shkëmbimit:

  • Përkthim dhe interpretim.

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / spanjolle);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze / spanjolle);
  • Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Certifikata e gjuhës së huaj;
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ (nëse po, duhet të citoni emrat e universiteteve dhe periudhat e kryerjes së mobiliteteve);
  • Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/09/mobility-agreement-teaching-2024.docx

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

Afati për aplikim: 16 shtator 2026, ora 10:00.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes