Hapet thirrja për studime për studentët e UT-së në SGH Shkollën e Ekonomisë në Varshavë, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për studime për studentët e UT-së në SGH Shkollën e Ekonomisë në Varshavë, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.sgh.waw.pl/en

Llojet e studimeve përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e shkëmbimit për studentët:

  • Bachelor;
  • Master;

Kohëzgjatja e shkëmbimit:

  • 1 semestër (shkurt – qershor 2027);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara klikoni në adresat:

https://www.sgh.waw.pl/sites/sgh.waw.pl/files/2025-05/SGH_Fact_Sheet_2025-2026_General.pdf

https://www.sgh.waw.pl/en/student/international-programs-incoming-students

Shkëmbimi përfshin:

  • Përjashtimin nga tarifa e studimeve në universitetin partner; studenti vijon të paguajë tarifën në universitetin e origjinës;

*Të gjitha kostot e pjesëmarrjes do të mbulohen nga vetë studentët.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Lista e notave për nivelin Bachelor dhe Master (për studentët master) (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);
  • Plan proposal, një dokument ku të citoni lëndët që do të kryeni në universitetin pritës dhe si do ju njihen ato në UT, i cili duhet firmuar nga studenti dhe gjithashtu në fakultet nga koordinatori akademik.

Afati për aplikim: 18 Shtator 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes