Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, në semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për trajnim;
Mobiliteti duhet të kryhet në datat 27 – 31 korrik 2026.
Fushat:
- Gjuhë e huaj;
Kohëzgjatja:
- 5 ditë + 2 ditë;
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj;
- Vetëdeklarim në jeni shpallur fitues ose keni kryer një bursë shkëmbimi Erasmus+ më parë (nëse po, ku)
- Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 21 korrik 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
