Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.uma.es/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor;
  • Master;

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 semestër;

Fushat e studimit:

  • Përkthim dhe interpretim.

Studentët duhet të jenë njohës të gjuhës spanjolle.

Klikoni linkun:

https://www.uma.es/departamentos/

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • CV (në gjuhën angleze / spanjolle, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet mobiliteti);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet mobiliteti);
  • Listë notash e nivelit aktual të studimeve (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet mobiliteti);Për studentët Master duhet përcjellë edhe lista e notave e nivelit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
  • *Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori në departament dhe koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Afati për aplikim: 27 Korrik 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes