Hapet thirrja për bursa shkëmbimi në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa shkëmbimi në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët Doktoraturë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ekonomisë në Varna, Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://international.ue-varna.bg/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • PhD;

Kohëzgjatja e bursave:

  • 5+2 ditë (short-term mobility);

Fushat e studimit:

  • Ekonomi;

Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Ekonomisë Varna klikoni në adresën:

https://ue-varna.bg/uploads/filemanager/349/Final%20course%20list%2025-26.pdf

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);

Afati për aplikim: 17 Korrik 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes