Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026 - 2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2026 – 2027.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, për semestrin e parë të vitit akademik 2026 – 2027.

https://www.hs-koblenz.de/rac/index

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime, internship;

Kohëzgjatja e bursave:

  • Bachelor (1 semestër);
  • Master (1 semestër).

Fushat e studimit:

  • Shkenca natyre;

Për më shumë informacion mbi lëndët në gjuhën angleze klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:b:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQCB32nRwf4uR7c_cbS2TpaJAdSoDF6-SwHoc_RnYMrCiiQ?e=gkPiUa

Disa nga lëndët e ofruara:

  • Databases (BSc Software Engineering, Fiedler) (7,5 ECTS)
  • Numerical Methods of Linear Algebra (BSc Mathematics, Schmidt) (7,5 ECTS)
  • Computer Science Topics (MSc Mathematics, Fiedler, Jaekel) (7,5 ECTS)
  • Astronomy and Astrophysics (MSc Mathematics/Physics, Jaekel (5 ECTS)
  • Introduction to Game Theory (MSc Mathematics, Neidhardt) (5 ECTS)
  • Individual Research Project (Steimers) (5 ECTS).

Gjithashtu, studentët mund të zgjedhin lëndët:

  • B258 German Business Strategies
  • CCS-DaF Cultural Competence in German (German Language Course)
  • one of the B25 Modules.

Për informacion mbi Internshipin e ofruar për studentët klikoni në adresën:https://www.hs-koblenz.de/rac/international-programs/international-students/exchange-students/academic-internship . Studentët që aplikojnë për Internship duhet që krahas internshipit (10 ECTS) të kryejnë edhe lëndë akademike për të përmbushur 30 ECTS.

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët + 250 EUR në muaj për studentët që bëjnë pjesë në grupin “fewer opportunities”, të cilët duhet të përcjellin edhe dokumentacionin verifikues);
  • Kostot e udhëtimit (275 Euro)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);
  • Listë notash (në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ gjermane); Për studentët master duhet përcjellë edhe lista e notave e nivelit bachelor ((në gjuhën shqipe dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ gjermane, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit)
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze/ gjermane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
  • Certifikata e gjuhës së huaj (gjuhë angleze ose gjermane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
  • Dokumenti Learning Agreement* (studentët duhet të plotësojnë minimalisht 30 ECTS dhe në UT duhet të njihen minimalisht 20 ECTS)

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personat përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Afati për aplikim: 11 Qershor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes