Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.cu.edu.tr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

  • 1 semestër;

Fushat e studimit:

  • Administrim biznesi;
  • Gjuhë e huaj;
  • Psikologji;
  • Kimi;
  • Shkenca të Natyrës (Matematikë dhe statistikë);
  • Sociologji dhe studime kulturore.

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:

https://ebs.cu.edu.tr/en/general-info/list-of-programmes-offered/

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • CV (në gjuhën angleze / turke, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);
  • Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit); për studentët master duhet përcjellë edhe lista e notave e nivelit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht, në varësi të gjuhës që do të ndiqet programi i studimit);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
  • Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës turke ose angleze, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
  • Dokumenti Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Afati për aplikim: 20 Nëntor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes