Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027, për pjes - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027, për pjes

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani, për pjesëmarrje në “Summer School on Quantum Information Theory”, në datat 8 – 12 mars 2027.

https://www.uni-saarland.de/en/home.html

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor;

Fushat e përfshira:

  • Matematikë;
  • Shkenca kompjuterike;
  • Fizikë.

Leksionet e ofruara përfshijnë fushat:

  • Mathematical Foundations of Quantum Information Theory;
  • Quantum Computing;
  • Quantum Algorithms and Complexity;
  • Quantum Error Correction;
  • Non‑local Games.

https://www.uni-saarland.de/summer-school-qit.html

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin ditor (79 Euro në ditë);
  • Kostot e udhëtimit (në 309 Euro).

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

  • CV (në gjuhën angleze / gjermane);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit);
  • Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit);
  • Letër Motivimi;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj;
  • Learning agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar temën që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A do të shënoni temën e Shkollës verore.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/IQACgtq84oAUS5HptLHm6-kjAX9NhYAj7ewSra1Ji2DcSn8?rtime=6bSl9k2V3kg

Afati për aplikim: 20 Nëntor 2026, ora 10:00.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes