Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë;
Fusha e shkëmbimit:
- Business;
- Marketing;
- Multimedia Design (MMD);
- AI;
- Entrepreneurship & Design;
- Innovation;
- Global Competences, Intercultural and Cultural Understanding.
Për më shumë informacion:
https://iba.dk/international/international-weeks/
Pjesëmarrja në aktivitet do të ketë 3 ECTS.
Kohëzgjatja:
- 5 + 2 ditë (qershor 2027, por datat e aktivitetit ende nuk janë përcaktuar);
Bursat përfshijnë:
- Kompensim ditor (190 Euro/dita);
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Vëtëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);
- Një projekt propozim ku të përfshihet: Project title, Project case/challenge, Brief project description, Objectives and expected output, Learning outcomes and competences to be obtained from the week.
Afati për aplikim: 05 Nëntor 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
