Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Cadiz, Spanjë, për mobilitet në semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Cadiz, Spanjë, për mobilitet në semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027.

https://www.uca.es/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
  • Shkëmbimin e stafit të Marrëdhënieve me Jashtë për trajnim;

Fushat e shkëmbimit për stafin akademik:

https://internacional.uca.es/visiting-professors-2026-27/

Kohëzgjatja:

  • 5 + 2 ditë (Mars – Korrik 2027);

Bursat përfshijnë:

  • Kompensim ditor (170 Euro/dita);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Tabela e kompensimit sipas distancës

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:

  • CV + Lista e publikimeve (për personelin akademik), (në gjuhën angleze);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
  • Vëtëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);
  • Letër pranimi paraprak nga universiteti pritës, sipas kontakteve: https://internacional.uca.es/visiting-professors-2026-27/

Afati për aplikim: 18 Nëntor 2026, ora 10:00.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes