Thirrje për aplikime: Programi Community Solutions 2027 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për aplikime: Programi Community Solutions 2027

Thirrje për aplikime: Programi Community Solutions 2027

Publikuar më 6 nëntor 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar Universitetin e Tiranës për hapjen e thirrjes për aplikime në kuadër të programit Community Solutions 2027, me afat aplikimi 24 nëntor 2026.

Ky program i ofron personelit akademik dhe ish-studentëve (alumni) të Universitetit të Tiranës, të moshës 27–39 vjeç, me përvojë në fushat e sipërmarrjes, inovacionit, turizmit, tregtisë dhe zhvillimit ekonomik vendor, mundësinë për të marrë pjesë në një program shkëmbimi profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi përfshin një praktikë profesionale 12-javore pranë një organizate amerikane, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për zhvillim profesional, shkëmbim përvojash dhe zgjerim të rrjeteve të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Afati i fundit i aplikimit: 24 nëntor 2026

Informacioni i detajuar mbi programin, kriteret e pjesëmarrjes dhe procedurat e aplikimit gjendet në linkun e aplikimit:

Informacion dhe aplikim

https://www.irex.org/program/community-solutions-program-application-information

Uni Education by Shark Themes