Gjatë periudhës 26–31 tetor 2026, Prof. Asoc. Dr. Klaudio Peqini zhvilloi një vizitë pune në CERN, me financimin e Universitetit të Tiranës, në kuadër të angazhimit të grupit CMS-Albania UT–UPT në eksperimentin CMS - UNIVERSITETI I TIRANËS

Gjatë periudhës 26–31 tetor 2026, Prof. Asoc. Dr. Klaudio Peqini zhvilloi një vizitë pune në CERN, me financimin e Universitetit të Tiranës, në kuadër të angazhimit të grupit CMS-Albania UT–UPT në eksperimentin CMS

Kontributet shkencore u përqendruan në analizën e detektorëve RPC dhe iRPC. Në bashkëpunim me kolegët e CERN-it, Prof. Peqini përcaktoi hapat e mëtejshëm për studimin e spektrave kohore dhe të ritrigerimit, me synim shqyrtimin e ndërveprimit të mundshëm ndërmjet kanaleve. Gjithashtu, diskutoi metodën Monte Carlo për përcaktimin statistikor të pikës së punës dhe pasigurive të saj, në krahasim me qasjen standarde.

Një rezultat i rëndësishëm ishte marrja e përgjegjësisë për administrimin, zgjerimin dhe përmirësimin e softuerit të analizës së efiçencës së RPC-ve kundrejt tensionit. Prof. Peqini plotësoi gjithashtu paraqitjen në faqen publike të CMS-së të grafikëve të studimit me pseudo-tracklet-e, kontributi i tij i dytë personal dhe i CMS-Albania në grupin RPC.

Paralelisht, ai kontribuoi në heqjen e RPC-ve në Kavernën Eksperimentale, ndoqi trajnimin për punën në lartësi dhe diskutoi përshtatjen e softuerit online me bordet Serenity, si dhe përgatitjet për temën e diplomës Master që do të realizohet në Politecnico di Bari gjatë semestrit të ardhshëm.”

Vizita_CERN
2026_CERN

Uni Education by Shark Themes