2027 Sias Winter Camp, 4 – 9 janar 2027 - UNIVERSITETI I TIRANËS

2027 Sias Winter Camp, 4 – 9 janar 2027

Sias University fton studentët e Universitetit të Tiranës të marrin pjesë në “Sias Winter Camp 2027”, i cili do të zhvillohet në kampusin e tyre nga data 4 deri më 9 janar 2027.  

Ky program u ofron studentëve nga e gjithë bota mundësinë për t’u përfshirë në shkëmbime akademike, për t’u njohur thellësisht me kulturën kineze dhe për të marrë pjesë në dialog ndërkulturor. 

Pjesëmarrësit do të përfshihen në aktivitete kulturore interaktive, aktivitete për lidershipin dhe sesione bashkëpunimi, ndërsa do të kenë mundësinë të krijojnë lidhje me bashkëmoshatarë nga prejardhje të ndryshme. Gjithashtu, ata do të fitojnë njohuri mbi historinë, gjuhën, shoqërinë dhe zhvillimin bashkëkohor të Kinës, si dhe do të përjetojnë një sërë aktivitetesh kulturore në atmosferën gjallëruese të universitetit Sias. 

Regjistrimi kryhet nga vetë të interesuarit: https://forms.gle/sdUnmtRaMnrjg1pf8  

Afati i fundit i aplikimeve: 13 dhjetor 2026. 

Bursa Studimi 

Universiteti Sias ofron bursa sipas parimit “first-come, first-served”, ku dy vende janë të rezervuara për çdo universitet partner. 

Çdo bursë mbulon: 

– Tarifat e programit; 

– Transportin nga aeroporti dhe transportin lokal; 

– Akomodimin në kampus. 

Kostot e tjera të pjesëmarrjes mbulohen nga vetë studentët. 

 

Vende shtesë (pasi të jenë plotësuar vendet me bursë) janë të disponueshme me vetëfinancim, ku krahas shpenzimeve të udhëtimit qëndrimit dhe kostove të tjera, studentët pjesëmarrës do të paguajë një tarifë (fee) prej 198 USD/person. 

 

Për pyetje të mëtejshme, mund të kontaktoni universitetin organizator në: 

19323@sias.edu.cn; 21311@sias.edu.cn / +86-371-62600841. 

Uni Education by Shark Themes