Hapet thirrja për financimin e projekteve në kuadër të Programit të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH 2027) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për financimin e projekteve në kuadër të Programit të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH 2027)

Hapet thirrja për financimin e projekteve në kuadër të Programit të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH 2027)

Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit njoftojnë hapjen e thirrjes për financimin e Programit të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH 2027), për mbështetjen e projekteve që krijojnë, modernizojnë, zgjerojnë, integrojnë ose funksionalizojnë infrastrukturën e kërkimit shkencor në institucionet publike të arsimit të lartë.

Thirrja mbështet investime që rrisin cilësinë, kapacitetin dhe konkurrueshmërinë e kërkimit, përmirësojnë përdorimin e përbashkët të burimeve dhe krijojnë ndikim të qëndrueshëm institucional e kombëtar.

Hapja e aplikimeve: 20 nëntor 2026

Afati përfundimtar:

5 shkurt 2027, ora 10:00

Për kriteret dhe procedurat e aplikimit, konsultoni dokumentacionin zyrtar të Thirrjes dhe Udhëzuesit PIKSH 2027, të publikuar në faqen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Programi i Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor – PIKSH 2027

Uni Education by Shark Themes