Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Triestes, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026-2027 (2023-1-IT02-KA171-HED-000129788 / 2025-1-IT02-KA171-HED-000328528).
https://portale.units.it/en/university
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;
- Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
- 2 – 5 muaj;
Fushat e studimit:
- Shkenca politike dhe sociale;
Për katalogun e lëndëve, referohuni linkut:
https://portale.units.it/en/study/courses-and-programmes
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (700 EUR në muaj për studentët + 250 EUR në muaj për studentët që bëjnë pjesë në grupin “fewer opportunities”, të cilët duhet të përcjellin edhe dokumentacionin verifikues);
- Kostot e udhëtimit (275 EUR);
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- CV (në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti të nivelit aktual të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi);
- Diplomë e nivelit Bachelor (për studentët Master) ose Diplomë e nivelit Master (për studentët PhD);
- Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi);
- Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane, në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Italisht B2), në varësi të gjuhës që propozohet të kryhet shkëmbimi;
- *Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Triestes lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel departamenti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 06 Nëntor 2026, ora 10:00.
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!
