Biblioteka në Qytetin e Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Biblioteka në Qytetin e Tiranës

Biblioteka në Qytetin e Tiranës

Krahas bibliotekave që janë pjesë e UT-së, ju mund të frekuentoni një sërë bibliotekash të tjera në qytetin e Tiranës.

·        Bibliotekën Nr.4 të Njësisë Bashkiake Nr.9

         Adresa: Rruga “Mine Peza”

Hapësira e kësaj biblioteke është 65m2 dhe funksionon me fonde të hapura. Raftet e librave janë sistemuar rreth mureve, gjë që ka bërë të mundur shfrytëzimin e hapësirës.

Fondi i librit është i ndarë sipas:

·        Letërsi artistike shqip dhe të huaj, histori, gjeografi, psikologji, ekonomi, mjekësi, etj. Në total kjo bibliotekë disponon afërsisht 16,000 copë libra.

·        Kjo bibliotekë përmban literaturë nga të gjitha fushat dhe u vjen në ndihmë të gjithë studentëve.

·        Kjo bibliotekë ka gjithsej 8 vende studimi.

      Biblioteka e Akademisë së Shkencave 

AdresaSheshi “Fan Noli”, ngjitur me Kuvendin

·        Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka një trashëgimi rreth 65 000 vëllimesh periodike, të cilët mbulojnë të gjitha subjektet e kërkimit shkencor.

·        Biblioteka e Akademisë së Shkencave është njësia bazë për dhënien e informacionit të duhur mbi produktivitetin shkencor teknologjik dhe gjithçka të re, në lidhje me anëtarët e Akademisë: në organet qendrore, në ato kërkimore shkencore, në universitete, në subjektet e interesuara shtetërore e private si dhe në shoqërinë civile. Ajo kryen të gjithë korrespondencën në lidhje me shkëmbimet e literaturës, brenda dhe jashtë vendit.

·        Biblioteka e Akademisë së Shkencave ka akses në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë.

Kontakt:

Tel :04 259 658

Biblioteka Kombëtare

       Adresa : Sheshi “Skëndërbej”, pranë Pallatit të Kulturës 

1.     (Pallati i Kulturës)

·        Salla Shkencore;

·        Salla e Periodikut;

·        Salla “Paolo Petta”;

·        Këndi Amerikan.

1.     (Rruga Xh. W. Bush);

·        Salla Gjermane.

Salla Shkencore

·        Kjo sallë shërben për materiale të fondeve: Antikuar, Dorëshkrime, Disertacione, Arkiv dhe Albano-Balkanologji, vetëm në sallë, nën mbikqyrjen e punonjësit të caktuar. Materialet e fondit të Antikuarit, Dorëshkrimeve dhe Arkivit shërbehen kur përdoruesi është i pajisur me autorizim, lëshuar nga institucione shkencore dhe me nënshkrim të titullarit të Institucionit.

 Salla e Periodikut

·        Kjo sallë shërbehen për revistat dhe gazetat korente, shqip dhe në gjuhë të huaj, të profilit politiko-shoqëror dhe tekniko -shkencor. Materiale referative të llojit: enciklopedi, fjalorë terminologjikë, bibliografi, katalogë përmbledhës të shtypur për literaturën në fusha të ndryshme. Kopjet unikale të librit shqip, atlase, etj. Literatura në këtë sallë shërbehet me fonde të hapura të ndara sipas fushave, gjuhëve, periodicitetit. Shërbehen gjithashtu materiale në formë elektronike si CD-ROM, kaseta video etj.

       Salla Paolo Petta

·        Kjo sallë leximi është ngritur me ndihmën e Institutit Italian të Kulturës me materiale të dhuruara nga Senati Italian dhe familja e studiuesit italian me origjinë shqiptare Paolo Petta, me një fond të pasur me libra, kryesisht në gjuhën italiane, të shkruara mbi Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe mjaft fjalorë, enciklopedi, vjetarë etj. Ajo u ofron studiuesve praktikën bashkëkohore të shërbimit me fonde të hapura. Në këtë sallë janë vendosur sipas degëve të shkencës mbi 800 botime, ku spikatin botimet enciklopedike, biblografi të ndryshme, fjalorë gjuhësh të ndryshme etj. Vlera të veçanta paraqesin sidomos botimet me karakter albano-balkanologjik.

       Këndi Amerikan

·        Këndi Amerikan (American Corner) është një shërbim bibliotekar dhe informues bashkëkohor, i cili ofron akses të hapur dhe të pandërprerë në në një varg të gjerë informacioni mbi ShBA-në në formën e materialeve referative të shtypura, bazave të të dhënave në CD-ROM dhe aksesit të drejtpërdrejtë në burimet amerikane përmes Internetit. Ky shërbim përfshin një fushë të gjerë informacioni mbi Shtetet e Bashkuara, historinë, politikën, kulturën dhe letërsinë e saj. Ai u shërben një rrethi të gjerë qytetarësh të interesuar për të rejat dhe zhvillimet në këtë vend. Gjithashtu, ai u vjen në ndihmë atyre që dëshirojnë të kryejnë kërkime mbi çështjet politike, arsimore dhe kulturore të ShBA-së; ofron të dhëna për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitetet amerikane; shërben të dhëna për personat e interesuar për të bërë biznes me kompanitë amerikane etj. Këndi Amerikan shërben si materiale tradicionale të kulturës dhe informacionit si libra dhe revista me interes për jetën politike, ekonomike dhe sociale të SHBA-së, ashtu edhe Internetin. 

 Salla Gjermane

·        Salla Gjermane e Leximit është pjesë e shërbimeve bibliotekare të Bibliotekës Kombëtare dhe u vjen në ndihmë lexuesve gjermanofonë, studentëve dhe pedagogëve të gjuhës gjermane etj. në një mjedis të ndërtesës së vjetër të Bibliotekës Kombëtare të restaruruar posaçërisht për këtë qëllim dhe të pajisur me mjete dhe teknologji moderne të informacionit. Në këtë sallë shërbehet një fond i pasur me literaturë të gjithllojshme gjermane dhuruar nga Instituti Gëte, por një pjesë me vlerë për koleksionet e saj përbëjnë edhe librat e përzgjedhur me kujdes nga fondi libror i Bibliotekës Kombëtare. Literatura e kësaj salle (libra, bo­time referuese, periodikë etj.) ndihmon lexuesit për t’u njohur më mirë me traditat, kulturën, historinë dhe letërsinë gjermane. 

Kontakt:

         Tel: 04 223 843 / 269 954 / 247 482 / 269 955 
         Tel/Fax: 04 257 670