VIZIONI
Universiteti i Tiranës synon të mbetet model i arsimit të lartë publik i karakterizuar nga përgatitje rigoroze akademike dhe kërkim i thelluar shkencor, një institucion arsimor i zgjedhjes së parë për studentët e angazhuar për të transformuar jetën e tyre dhe shoqërinë.
MISIONI
Universiteti i Tiranës është një universitet publik që ofron gamë të plotë të programeve të nivelit bachelor, master dhe studime doktorale. Universiteti kontribuon në zhvillimin e shoqërisë, përmes tri shtyllave të misionit të arsimit të lartë publi: kërkim shkencor, edukim, si dhe shërbim ndaj publikut, që vazhdimisht e pasurojnë dhe e informojnë njëra-tjetrën.
Ne ofrojmë edukim me në qendër studentin, si dhe nxisim rritjen personale dhe intelektuale, për të përgatitur studentë për karriere produktive dhe qytetare, të përgjegjshëm në një shoqëri
globale.
Ciklet dhe programet e studimeve
Universiteti i Tiranës ofron programe studimi në të gjitha ciklet e arsimit të lartë, në përputhje me standardet kombëtare dhe europiane të arsimit universitar.
