Hapet thirrja për bursa për stafin akademik për trajnim në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik për trajnim në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknologjik Bialystok, Poloni.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Trajnim për stafin akademik (në Javën Ndërkombëtare të Trajnimit, 2 – 6 dhjetor 2019);

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Fushat e studimit:

-Informatikë;

-Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor 140 Euro;

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim: 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;

– Dokumenti Application form, sipas linkut:

https://www.unitir.edu.al/images/Application_Form_STA_STT.doc

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

 

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

 

https://www.unitir.edu.al/images/STAFF_MOBILITY_FOR_TRAINING_KA_107_2018_BUT_2-6.12.2019.docx

*Për të shkarkuar thirrjen në PDF klikoni në adresën:

Thirrja për aplikime për stafin akademik ne Universitetin Teknologjik Bialystok 19.09.2019

 

Afati për aplikim: 1 Tetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!