Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master;
- PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
-Master (6 muaj);
-PhD (6 muaj);
Fushat e studimit:
-Biologji;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Studimeve i Mesinës klikoni në linkun:
https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-italian/
https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-english/
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
- CV (në gjuhën angleze/italiane);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti të nivelit Master (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane);
- Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
- Listë notash e nivelit Master (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze/ italiane);
– Certifikatë e gjuhës së huaj B2(Anglisht/Italisht në varësi të programit të studimit);
– Application form, sipas linkut:
https://www.unitir.edu.al/images/Application_form_KA107_UNIME_Spring_call.docx
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD,
-CV (në gjuhën angleze/ italiane);
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti të nivelit PhD (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze/ italiane);
- Listë notash e nivelit Master (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
- Listë notash e nivelit PhD (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze/ italiane);
- Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Italisht në varësi të programit të studimit) ;
– Application form, sipas linkut:
https://www.unitir.edu.al/images/Application_form_KA107_UNIME_Spring_call.docx
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
Për të shkarkuar thirrjen në format PDF klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 8 Nëntor 2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!