Enhancement of HE Research Potential contributing to further growth of WB region, - Re@WBC - UNIVERSITETI I TIRANËS

Enhancement of HE Research Potential contributing to further growth of WB region, – Re@WBC

Titulli: Përmirësimi i potencialit kërkimor në Arsimin e Lartë si ndihmë për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, – Re@WBC

Referencë: 561586-EPP-1-2015-1-RS-EPPKA2-CBHE-JP

Kohëzgjatja: 15.10.2015-14.04.2019

Programi: ERASMUS+

Objektivi kryesor i projektit ishte kontributi në rritjen e potencialit kërkimor për kërkuesit shkencorë në universitetet e Ballkanit Perëndimor në përputhje me strategjitë kombëtare dhe ato të Bashkimit Europian. Metodologjia për të arritur këtë objektiv u realizua nëpërmjet procedurave dhe praktikave për menaxhimin e punonjësve kërkimorë në universitetet partnere për të përmiresuar standartet në përputhje me standartet europiane.

Një proçes i vazhdueshëm i trajnimit dhe informimit të punonjësve të rinj kërkimor synonte nxitjen e rritjes profesionale dhe në krijimin e mundësive për ta. Përmbushja e këtij objektivi të mësipërm u arrit nëpërmjet një grupi aktesh ligjore universitare në përputhje me menaxhimin e potencialit të punonjësve kërkimorë dhe kërkimit shkencor si dhe një rritjeje të nivelit profesional të punonjësve kërkimorë nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.

Puna u përqëndrua në tre grupe:

  • Përmirësimi i politikave dhe praktikave për kërkimin shkencor duke i harmonizuar ato me standartet dhe strategjitë Europiane për punonjësit kërkimorë.
  • Rritja e zhvillimit të karrierës dhe krijimin e mundësive për kërkuesit shkencorë përmes përmirësimit të aftësive të transferueshme
  • Nxitja e bashkëpunimit rajonal për të harmonizuar potencialet e punonjësve kërkimorë dhe për ndërgjegjësimin e mëtejshëm ndaj parimeve për kërkimin shkencor.

Për realizimin e synimeve të mësipërme, u ndërrmorën një sërë veprimtarish duke nisur nga përgatitja apo përmirësimi i një sërë aktesh nënligjore dhe dokumentave të qënësishëm në lidhje me kërkimin shkencor si dhe nëpërmjet trajnimeve të ndryshme. Trajnimet u realizuan për stafin administrativ, punonjësit kërkimorë si dhe pedagogët e rinj. Pas vizitave trajnuese në universitetet partnere në Europë, Konsortiumi përgatiti një plan veprimi për përmirësimin dhe zgjerimin e rolit të potencialit të punonjësve kërkimorë. Projekti ka siguruar pajisje dhe softuare të nevojshme për të mbështetur në mënyrë më efikase punonjësit kërkimorë. Moto e projektit ishte “një universitet i shkëlqyer për punonjësit kërkimorë dhe punonjës kërkimorë të shkëlqyer për universitetin”.

Partneri kryesor: Universiteti i Nish-it

 Partnerët:

  1. Qendra për Promovimin e Shkencës, Serbia
  2. Universiteti Coventry, Britani e Madhe
  3. Universiteti i Beogradit
  4. Universiteti i Kragujevcit
  5. Universiteti i Liezh
  6. Universiteti i Malit të Zi
  7. Universiteti i Novi Sadit
  8. Universiteti i Sarajevës
  9. Universiteti i Sarajevës Lindore
  10. Universiteti i Tiranës
  11. Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”
  12. Universiteti Politeknik i Torinos

 

Website i Projektit: http://rewbc.ni.ac.rs