Titulli: Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri- GRADUA
Referencë: 585961-EPP-1-2017-1-AL-EPPKA2-CBHE-SP
Kohëzgjatja: 15/10/2017-14/10/2021
Programi: ERASMUS+
Projekti synon të mbështetë universitetet shqiptare duke krijuar një sistem të dhënash ndërveprues dhe një model që përputh kërkesën me ofertën e punësimit të të diplomuarve.
Qëllimi i projektit:
Krijimi i sinergjive konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet ofrimit të një instrumenti të unifikuar në dispozicion të të dy përfituesve për vlerësimin e të diplomuarve dhe performancave të sistemit arsimor dhe sigurimin e mjeteve novatore të rekrutimit. Ky mjet i unifikuar përbëhet nga një platformë inovative IT, e cila do të ndjekë të diplomuarit dhe punësueshmërinë e tyre në mbështetje të hartimit të politikave dhe reformës së arsimit të lartë.
Platforma është e ndryshme në lidhje me përvojat ekzistuese (bazat e të dhënave / ndërmjetësit e punës): është një model i integruar dhe i certifikuar i përputhjes së kërkesës/ofertës bazuar në DB-në online të të diplomuarve shqiptarë, lehtësisht “të riprodhueshëm” në universitete të reja.
Nëpërmjet këtij projekti do të përfitojnë disa kategori dhe më konkretisht:
- Studentët, nëpërmjet:
- Përdorimit pa pagesë të platforms;
- Qasjes së lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / stazhit;
- Udhëzimeve për karrierë dhe punësim;
- Certifikimit të karrierës akademike;
- Mundësive për të rritur universitetin e tyre duke vlerësuar përvojën e tyre akademike.
- Universitetet, nëpërmjet:
- Qasjes në të dhëna statistikore të besueshme, të përditësuara për vlerësimin e efikasitetit të tyre dhe përmirësimin e programeve arsimore;
- Promovimit të lehtë dhe të sigurt të mobilitetit për burimet njerëzore të kualifikuara;
- Përmirësimit të kapaciteteve të zyrave të karrierës;
- Përmirësimit të kapaciteteve të kërkuesve dhe ekspertëve në analizimin e nivelit lokal të arsimit dhe tregut të punës përmes metodologjisë së përparuar.
- Firmat e biznesit, nëpërmjet:
- Qasjes së lehtë ndaj një bazë të dhënash unike duke grumbulluar CV nga 9 universitete;
- Disponueshmërisë së CV të përditësuar rregullisht nga të diplomuarit;
- Mundësisë së kërkimit të CV për përzgjedhjen e burimeve njerëzor;
- Mundësisë për të kontrolluar dhe krahasuar profilet e të diplomuarve për t’i punësuar;
- Fitimit të kohës për rekrutimin e të diplomuarve që nga karriera akademike;
- Mundësisë për shpërndarjen e praktikave / ofertave të punës;
- Përmirësimit të programeve të trajnimit në përputhje me standardet ndërkombëtare
- MASR do të kontribuojë në institucionalizimin e sistemit pas përfundimi të projektit. Qasja në dëshmi dokumentare mbi performancat e universiteteve për të gjitha proceset e vendimmarrjes dhe planifikimin e aktiviteteve.
Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT)
Partnerët:
Universiteti i Tiranës (UT)
Universiteti i Arteve Tiranë (UART)
Universiteti Politeknik i Tiranës (PUT)
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)
Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Universiteti Polis (U_POLIS)
Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” (UniKZKM)
Albanian University (AU)
Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
Università degli Studi di Siena (UNISI)
University of Barcelona (UB)
University Institute of Lisbon (ISCTE-IUL)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea (AL)
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS)
Associated partners: United Nations Development Programme (UNDP)
Website i Projektit: https://www.graduaproject.com/
Rregjistrimi në platformën GRADUA (Kliko këtu)
Udhëzuesi për përdorimin e platformës GRADUA Hapësira e Studentëve
Udhëzuesi për përdorimin e platformës GRADUA Hapësira e Stafit