Zhvillohet Ceremonia për Vendosjen e Memorialit të Prof. Mustafa Demiri, Themelues i Kopështit Botanik.
Sot më datë 04 Maj 2018 në orën 10:00 , në ambientet e Kopështit Botanik të Tiranës, u zhvillua ceremonia e vendosjes së memorialit të themeluesit të këtij kopështi Profesor Mustafa Demiri.
Të pranishëm gjatë kësaj ceremonie ishin: Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof. Dr. Spiro Drushku, Përgjegjës i Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunë Prof. Dr. Alfred Mullaj, Prof. Dr. Petrit Hodaj, familiarë të Profesor Mustafa Demirit, pedagogë, studentë dhe të ftuar.
Gjatë ceremonisë u përkujtua puna e rrallë kërkimore-shkencore në fushën e bimësisë, kontributi i dhënë nga Profesor Mustafa Demiri, jo vetëm për themelimin e kopshtit të parë botanik , por edhe për trashëgiminë e pasionit për kërkimin shkencor në këtë fushë te brezat pasardhës.
Ky kopësht ka një rëndësi të veçantë për gjenetikën e florës shiptare, ndaj sot të pranishmit gjatë kësaj ceremonie shprehën mirënjohje të thellë për punën e bërë nga Profesor Mustafa Demiri