Universiteti i Tiranës dhe Qendrat e Karrierës në datat 07-10 Dhjetor organizuan shkollën dimërore “Student in Europe” në Tushemisht Pogradec.
Aktiviteti pati një axhendë të pasur temash diskutimi.
Në ditën e parë studentët patën mundësinë të njiheshin me njëri-tjetrin si edhe me axhendën e ditëve në vijim.
Gjithashtu studentët u njohën me të gjitha aktivitetet e Qendrave të Karrierës ku dy prej studenteve vullnetare shkëmbyen eksperiencën e tyre me studentët pjesëmarrës në aktivitet.
Dita e dytë filloi intesivisht me njohjen e programit Erasmus + i cili u prezantua nga Drejtori i Drejtorisë së Komunikimit Z.Elton Skendaj.
Studentët më datë 8 dhjetor dita e rinisë patën mundësi të kishin një bashkëbisedim me Zv Rektorin e UT-së: Prof. Dr. Shezai Rrokaj.
Prof. Assoc.Dr. Çlirim Duro, Drejtor i Drejtorisë së Kurrikulave dhe Standardeve, mbajti një prezantim në lidhje me Historinë e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Sfidat e kurrikulave.
Në ditën e tretë dhe të katërt të aktivitetit patëm kënaqësinë të kishim pranë nesh Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Mynyr Koni si dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof.Dr. Spiro Drushku.
Rektori pati një bashkëbisedim me studentët ku qendra e diskutimit ishte sfidat e UT-së për një të ardhme më të mirë për studentët, stafin akademik dhe shoqërinë shqiptare.
Shkolla dimërore V “Student in Europe” u përmbyll me sukses me dhënien e certifikatave për pjesëmarrësit nga Rektori i Universitetit të Tiranës Prof.Dr.Mynyr Koni.