Më datën 18 nëntor 2015, Departamenti i Sociologjisë në Fakultetin e Skencave Sociale të Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Sociologjisë së Fakultetit Filozofik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, organizuan Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Vështime sociologjike të vrasjeve dhe vetëvrasjeve në shoqërinë shqiptare”. Të ftuar, pjesëmarrës në punimet e konferencës ishin dhe studiues e profesorë të huaj si:
1- Prof. Dr. Johann Behrens nga Gjermania, i cili që prej vitit 1982 kryen deyrën e kryetarit të Institutit të Frankfurtit për Këshillim dhë Studime në Çështjet Sociale (ISIS). Drejtor dhe profesor i Institutit të Shkencave Shëndetësore në Fakultetin e Mjekësisë së Halle-Wittwnberg(1998-2014), profesor i Sociologjisë në Universitetin e Kasellit (2015);
2- Prof. As. Dr. Lori Amy pofesore pranë Universitetit Georgia Southern, SHBA, e cila po kryen edhe një studim kompleks në Shqipëri;
3- Dr. Irving Berkowitz, Dekan i Çështjeve Akademike në Kolegjin Shtetëror Palm Beach, Florida, SHBA.
Punimet e konferencës u mbajtën në 4 sesione, në të cilën morën pjesë 40 studiues e pedagogë me përvojë në fushën e studimeve sociologjike si dhe kandidatë për doktorë shkencash. Vlen të theksohet se 80 përqind e referuesve ishin vajza dhe gra. Studimet dhe sprovat hulumtuese ishin të orientuara në të dy nivelet e studimeve sociologjike, mikrosociologjike dhe makrosociologjike.
Disa nga temat e referuara kanë qënë:
1- Prof. Dr. Johann Behrens “Vetëvrasja si një akt dëshpërimi për të rivendosur dinjitetin njerëzor: rishqyrtim i Emille Durkheim”;
2- Prof. As. Dr. Lori Amy “Veçori të vetëvrasjeve për hir të dashurisë në shoqërinë amerikane”;
3- Dr. Irving Berkoëitz “ Profiet e vetëvrasjeve në shoqërinë Amerikane të ditëve tona”;
4- Prof. Dr. Zyhdi Dervishi “Plaga sociale e gjakmarrjes në optikën e nxënësve maturantë të Qarkut Shkodër”;
5- Prof. Dr. Altin Shegani, doktorante Valbona Nano “Regjimi juridik i vrasjeve në Republikën e Shqipërisë, teknikat e inkriminimit dhe nomenklatura e sanksioneve”;
6- Prof. Dr. Sunaj Raimi “Depresioni, shkurorëzimet dhe (tentim)vetëvrasjet në popullatën e rajonit të Kumanovës – sindromi afgan”;
7- Dr. Fatmir Zanaj “Parandalimi i vrasjes me dashje në Republikën e Shqipërisë: ndihmesa e policisë dhe perceptimi i qytetarëve”;
8- Dr. Stela Karaj “Mendime për vetëvrasje ndër studentët. Faktorët që i përcaktojnë ato”;
9- Ph.D. Brikena Balli, Doktorante Blerina Hamzallari “Vrasjet midis partnerëve intimë në Republikën e Shqipërisë (2011-2014)”;
10- Dr. Brunilda Zenelaga “Vetëvrasja në rrethanat e privimit nga liria”;
11- Docente Merita Poni “Vetëvrasja, një rrugë shpëtimi nga paragjykimet për vajzat dhe gratë”;
12- Dr. Teuta Starova “Vetëvrasja në shoqërinë shqiptare në këndvështrimin durkheimian”;
13- Doktorant Lorenc Ligori “Pasqyrimi i dukurisë së vetëvrasjes në katër gazeta shqiptare”.