Të enjten, më datë 29 tetor 2015, në sallën “Aula Magna” të Godinës Liria, ora 16:00 Universiteti i Tiranës dhe Rrjeti i Studentëve Ekselent zhvilluan Takimin e Hapur me Dr. Othon ANASTASAKIS, Drejtor i Studimeve Evropiane Juglindore në Universitetin e Oksfordit me temë “The uncertain state of the Union: facing up to new and old challenges”. Të pranishëm në këtë takim ishin Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me jashtë, Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, pedagogë të UT-së dhe studentë. Z.Othon Anastasakis diskutoi me të pranishmit lidhur me situatën aktuale të Bashkimit Europian, zgjerimin lindor të BE-së, procesin e tranzicionit në Evropën Juglindore, situatën e re të krijuar nga vala e emigrantëve, ndikimi i krizës ekonomike greke dhe sfidat që e presin Bashkimin Europian në të ardhmen.