Sot, më datë 12 tetor 2015, në sallën Aula Magna të Godinës “Liria” u zhvillua ceremonia e fillimit të vitit akademik 2015-2016 në Universitetin e Tiranës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Ministri i Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, drejtues të lartë të UT-së, stafi akademik dhe studentë. Në fjalën e hapjes, Rektori i Universitetit të Tiranës, Z. Dhori Kule përshëndeti studentët që i drejtohen auditoreve për herë të parë, Suksese, duke i garantuar se Universiteti i Tiranës do të vazhdoj të jetë aleati i tyre më i mirë në rrugëtimin drejt dijes. Gjithashtu uroi pedagogët dhe studentët aktual në fillim vitin akademik për suksese të mëtejshme. Gjithashtu studentët morën urimin dhe nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla për një vit të ri akademik të suksesshëm. Dhe një herë ajo konfirmoi mbështetjen ndaj projekteve të Universitetit të Tiranës si universiteti më i madh dhe lider në vend. Në emër të studentëve përshëndeti në fjalën e saj një nga studentët ekselent Eva Durmishi duke inkurajuar për suksese të mëtejshme kolegëve dhe atyre që për herë të parë nisin kapitullin më të bukur të jetës së tyre, atë të jetës studentore.