Takim me përfaqësuesit e Qendrës së Institutit Konfuci - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim me përfaqësuesit e Qendrës së Institutit Konfuci

 

 

Ditën e mërkurë, më datë 9 Shtator 2015, ora 10:15 në Rektoratin i Universitetit të Tiranës u zhvillua një takim dypalësh midis përfaqësuesve të lartë të Qendrës së Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) me përfaqësuesit e Universitetit të Tiranës.  

Ky takim u mbajt në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti i Tiranës ka me Qendrën e Institutit Konfuci (HANBAN) për promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në vitin 2013 pranë Universitetit të Tiranës është themeluar “Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës”. Ky Institut numëron me qindra studentë të cilët kanë mësuar gjuhën kineze pranë tij.  

Gjatë takimit u diskutua ecuria e Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës, bursa studimi për studentët të cilët kanë dëshirë të vazhdojnë studimet në Kine si dhe mundësi të reja për zhvillimin e këtij Institutit.

Përfaqësuesit e Qendrës së Institutit Konfuci (HANBAN) patën mundësi që të vizitonin edhe ambientet e Institutit Konfuci-UT të cilat janë të vendosura në Godinën “Liria” ku edhe u takuan me studentë që kanë mbaruar kursin e parë të gjuhës kineze.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Prof.Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës; Znj. Xu Lin, Shef Ekzekutiv i Qendrës së Institutit Konfuci (HANBAN); Z. Ma Jianfei, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Institutit Konfuci; Zv/Rektorët si edhe Dekanët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës.