Më datë 15 Maj 2015, ora 9.30, tek Godina Liria, Qyteti Studenti, Ministria e Punëve të Brendshme organizoi një takim ndërgjegjësues me studentë të Universitetit të Tiranës mbi çështjet e Antitrafikut.
Qëllimi i këtij takimi ishte jo vetëm ndërgjegjësimi i studentëve dhe stafit pedagogjik mbi fenomenin e trafikimit, dinamikën dhe pasojat e tij tek personat drejtpërdrejt të prekur, por edhe mbi rolin e rëndësishëm që pedagogët dhe studentët kanë dhe do luajnë në të ardhmen në përmirësimin e politikave shtetërore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj viktimave të trafikimit duke dhënë një kontribut konkret, të drejtpërdrejt në rimëkëmbjen dhe riintegrimin afatgjatë të viktimave të trafikimit.
Gjatë këtij takimi studentët patën mundësi të njiheshin me statistikat e trafikimit të personave në Shqipëri, me një pamje të përgjithshme të situatës së trafikimit në vend, pasojat e trafikimit të personave, etj.
Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Elona Gjebrea, zv/Ministrie e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Z. Ardian Çipa, Drejtor i Policisë për Krimet e Organizuara dhe Krimet e Rënda si dhe Znj. Anila Drini, Drejtoresh e Njësisë Antitrafik.
Për të ndjekur referencën e plotë të zv/ Ministres klikoni këtu.