Student Talks, me mbështetjen e programit JuST USAI, organizoi takimin e hapur “To be a student in USA and Albania“.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte realizimi i një krahasimi të dy sitemeve arsimore të dy vendeve të ndryshme, një vendi në zhvillim si Shqipëria dhe një vendi të zhvilluar si SHBA. Gjatë takimit u vendosën në dukje diferencat që sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri ka krahasur me sistemin e arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u fokusuar tek sistemi i arsimit, programet e studimit, fleksibilitetit në mundësin për të zgjedhur oraret e përshtatshme etj. Përveç diferencave, jeta studentore midis të dy vendeve kishte shumë pika të përbashkëta.
Të ftuar në këtë aktivitet ishin Prof. Thomas Speedy Rice, Doc. Fjoralba Caka dhe Jonida Dervishi, si edhe studentet Rachel Claire dhe Cristina Sacco.
Gjatë këtij takimi, studentët patën mundësi të shkembenin eksperienca midis të dyja palëve.