Jacques Attali, është ekonomist, shkrimtar dhe zyrtar i lartë francez i cili ka lindur më 1 Nëntor 1943 në Algjer. Këshilltar Shteti, Profesor i Ekonomisë, këshilltar veçantë i François Mitterrand gjate periudhës 1981-1991, më pas themelues dhe kryetar i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në 1991, ai kryesoi në 2008 Komisionin për çlirimin e rritjes franceze. Aktualisht ai drejton grupin PlanNet Finance dhe grupin Attali & ASSOCIES. Ai ka botuar me shume është 65 ese, biografi dhe romane. Ai është gjithashtu redaktor I të përjavshmes L’Express dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Slate.
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri organizuan ceremoninë e dhënies së titullit Doctor Honoris Cuasa për Z. Jacques Attali e cila u zhvillua në datë 17 prill 2015, ora 15:00 tek Godina Liria, Salla “Aula Manga”.
Ky titull i jepet një ekonomisti, shkrimtari dhe personaliteti të lartë francez.
Z. Attali vjen në Shqipëri nën kujdesin e veçantë të Z. Julien Roche, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë Shqipëri.
Pas ceremonisë së dhënies së titullit Z. Attali prezantoi librin e tij të fundit me titull: “Të bëhesh vetvetja » Merreni në dorë jetën tuaj!.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete të larta të vendit si dhe të fushës ekonomike, si: Znj. Linda Rama, Prof. Dr. Dhori Kule ,Ministrat Lindita Nikolla, Milena Harito, Ambasadorët Bernard Fitoussi, Kryetar i CCI, Julien Roche, senator të senatit akademikë, profesorë dhe studentë, të UT si dhe të ftuar të tjerë.
Pak nga biografia e Z. Jacques ATTALI