1st Annual Western Balkans VIS Pre-Moot - UNIVERSITETI I TIRANËS

1st Annual Western Balkans VIS Pre-Moot

 

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të konkursit të Arbitrazhit Tregtar Ndërkombëtar “XXII WILLEM C. VIS INTERNATIONAL COMMERCIAL ARBITRATION MOOT” (Vienna VIS Moot), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë mori pjesë për të dytin vit rradhazi në këtë aktivitet.

Qëllimi është nxitja e studimit të së drejtës ndërkombëtare tregtare dhe arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare tregtare dhe trajnimi i juristëve të së ardhmes lidhur me metodat alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Konkursi “1st Annual Western Balkans VIS Pre-Moot”u organizua në datat 19-21 Shkurt 2015 në Prishtinë nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Amerikan i Kosovës në bashkëpunim me Programin e USAID mbi “Contract Law Enforcement (CLE)” i cili si shumë Pre-Moot të tjerë që organizohen në mbarë mbotën, ka për qëllim parapërgatitjen e studentëve për konkursin “Vienna VIS Moot”.

Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës u përfaqësua në këtë aktivitet me një grup prej 6 studentësh Gëzim Spahiu, Zaim Lakti, Klaus Xhaxhiu, Sonila Zela, Sara Zekaj dhe Xhuljana Mucaj, të shoqëruar nga dy pedegoget që janë marrë me përgatitjen e tyre, përkatëisht Prof. As. Dr. Flutura Kola (Tafaj) dhe Ma. Silvana Çinari. Gjatë këtij konkursi studentët e Fakultetit të Drejtësisë u përballën në katër seanca similuese arbitrazhi me ekipet e Fakulteteve të Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, Universitetit Amerikan të Prishtinës dhe Universitetit Ss. Cyril and Methodius të Shkupit. Eksperienca e përfituar nga pjesëmarrja në këtë aktivitet është e pacmueshme si dhe një mundësi shumë e mirë që studentët të vendosnin në praktikë njohurit që kishin marrë në auditorët e Fakultetit të Drejtësisë. Pjesëmarrja në këtë konkurs ishte një mundësi shumë e mirë për tu përgatitur dhe prezantuar sa më denjësisht në VIS Moot, Vienë.