Universiteti i Tiranës, partner i PACINNO – Platform for trans-Academic Cooperation in Innovation, një projekt ndërkombëtar i financuar nga IPA Adriatic Cross-border Cooperation Programme, organizoi më datë 30 janar 2015, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, “Pacinno Startup Investment Conference’’.
“Pacinno Startup Investment Conference” targeton projekte inovatore, me potencial të lartë zhvillimi, preferueshëm nga fusha e teknologjisë së informacionit (TIK). Në këtë konferencë u prezantuan 6 projektet e përzgjedhura nga Universiteti i Tiranës, të cilat ishin në fazën e ideve, zhvillimit teknologjik apo kompanive të reja:
- Easy Travel (Enri Dervishi, Ardit Dine) – Një aplikacion që do të krijojë një urë lidhjeje mes konsumatorëve që kanë nevojë për një taksi dhe nuk kanë kontakte me shoferët e taksive dhe shoferëve tëtaksive të cilët do të përdorin këtë app për një grup të ri të konsumatorësh.
- AmaKids (Engjëll Rraklli, Anisa Kadareja) – Kurs 3D ndërgjegjësues (lojë edukative) që përmes moduleve të ndryshme do të ndihmojë fëmijët e moshës 5-17, për të mësuar kurset kryesore shkollore në mënyrë zbavitëse.
- Doktoriim.com (Arbër Rrapi, Remand Gaziu) – Platforma e vetme në lidhje me informacionin shëndetësor në Shqipëri. Faqja e internetit ka për qëllim të ndihmojë të gjithë shqiptarët kudo që janë duke u dhënë informacion, njohuri dhe këshilla për çka duhet të dinë më shumë për trupin dhe shëndetin e tyre dhe për të rritur kujdesin ndaj vetvetes.
- Design by Pana (Pezana Rexha) – Një design krijues dhe inovativ në industrinë e mobiljeve, duke bërë të mundur që të ketë një tjetër zgjedhje, miqësore me mjedisin, të ndryshme nga tregu dhe çfarë është më e rëndësishme duke kryer “up cycle” me mbetjet e drurit.
- FindIt.al (Bledar Bregu) – Një platformë për kërkimin evendeve/ngjarjeve/ofertave rreth Shqipërisë. Ajo është e bazuar në web dhe përdoruesit mund të shfletojnë përmbajtjen e saj. Të gjitha informatat në dispozicion janë mbledhur në terren nga operatorët tanë.
- Smart Charging (Grigor Basha, Mikel Çuni) – Inovacion në kthimine kabinave telefonike të cilat nuk përdoren në stacione modern multi-funksionale për karikimin e aparatëve celularë. Një mënyrë unike e karikimit të celularit përmes paneleve diellore të instaluar mbi kabina.
Grupet prezantuan projektet e tyre në 5 minuta dhe më pas 5 minuta pyetje dhe përgjigje nga ana e jurisë. Juria e eventit ishte e përbërë nga: z.Gjergji Mulla (Lektor në Departamentin e Informatikës së Zbatuar, Fakulteti i Ekonomisë, UT); znj. Bruna Niçka (Team-leader e projektit Pacinno, Drejtoreshë e Drejtorisë së Komunikimit, UT); znj. Fatma Jaupi (Lektore në Departamentin e Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, UT); z. Besmir Këllezi (Sipërmarrës, LeFutur Albania).
Të gjithë grupet patën prezantime mjaft interesante dhe pas përfundimit tëtyre morën një feedback mjaft të nevojshëm nga ana e jurisë. Pavarsisht faktit se të gjitha projektet u vlerësuan me nota pozitive nga ana e jurisë, kjo e fundit zgjodhi 2 fituesit e eventit të cilët ishin “Design by Pana’ dhe“FindIt.al”.
“Design by Pana” dhe “Find It” do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në Konferencën Rajonale të Investimeve duke konkuruar me startup-et e tjera të vendeve të rajonit. Gjithashtu, konferenca në Korfuz do të jetë një mundësi shumë e mirë për startup-et shqiptare në krijimin e bashkëpunimeve, gjetjen e investitorëve, si edhe do të shërbejë si një trampolinë për t’u zgjeruar edhe në tregun rajonal.
Kjo konferencë zhvillohet në të gjitha vendet partnere në projekt: Itali,Slloveni, Greqi, Mali i Zi, Bosnje&Hercegovina, Serbi, Kroaci dhe Shqipëri. Dy projektet më të mira nga secili vend do të plotësojnë kuadrin me 16 ekipet më të mira që do bëhen pjesë e Konferencës Rajonale të Investimeve nëKorfuz 2015.