Zyra e Karrierës, Fakulteti i Shkencave Sociale, në bashkëpunim me organizatën “Aksion Plus”, më datë 20/01/2015 në ambjentet këtij fakulteti, organizuan trajnimin:
“Të drejtat e Njeriut, Media dhe Përdorimi i Substancave ”
Ky trajnim konsistoj në informimin dhe sensiblizimin e studentëve për problemet sociale të shoqërisë sonë dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i studentëve mbi problemet sociale të shoqërisë, sensibilizimi dhe mënyra se si ata të kontribuojnë në uljen e nivelit të tyre.
Në ambjentet ku u zhvillua trajnimi kishte pjesëmarrje dhe interes nga studentët e degës Sociologji dhe Psikologji. Ndër të tjera u trajtuan faktorët që ndikojnë në çështje të tilla si:
1- Situatatën në Shqipëri për përdorimin dhe abuzimin me drogat, prirjet dhe ndikimi.
2- Strategjitë e Zvogelimit të Dëmit dhe përqasjet
3- Terapia medikamentoze dhe psiko-sociale
4- Kodi Penal, Ligji dhe Politikat e Droges në botë dhe Shqipëri
Përfaqësuesit e organizatës “Aksion Plus” prezantuan programin e tyre, mundësitë e realizimit të praktikës mësimore dhe internshipeve për studentët e FSHS-ës.
Gjithashtu u dha një informacion më i detajuar në lidhje me organizatën “Aksion Plus”, themelimin dhe shtrirjen e tyre, fushatat dhe nismat e ndërmarra për sensibilizimin e shoqërisë dhe studentëve vullnetarë.
Seanca informuese u zhvillua ne formën e një bashkëbisedimi ku studentët patën mundësi të merrnin përgjigjen e pyetjeve të drejtuara prej tyre.