Në datën 21 nëntor 2014, ora 17.00 në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Sociale, Salla “Aula Magna” u zhvillua ceremonia e diplomimit të studentëve të cilët kanë ndjekur masterin ndërdisiplonor “Administrimi i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë”.
Ky master u vu në jetë nga Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar në 30 prill 2012 në Sallën e Senatit Akademik të UT-së midis Universitetit të Tiranës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësuar nga Z. Myqerem Tafaj, Ministrisë së Drejtësisë përfaqësuar nga Z. Eduard Halimi dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Prezenca në Shqipëri përfaqësuar nga Z. Eugen Wollfarth.
Mbi bazë të këtij memorandumi është hapur një master profesional ndërdisiplinor me përfshirjen e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Drejtësisë dhe përkatësisht të Departamentit të Sociologjisë dhe Departamentit të së Drejtës Penale.
Në këtë ceremonë u diplomuan 50 studentë që ndoqën këtë master.
Të pranishëm ne ceremoni ishin Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i UT-së, Sh.T Z. Florian Raunig, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Z. Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë, Dekanë të Ut-së, drejtues të institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë dhe shumë të ftuar të tjerë.