Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, ditën e Martë datë 18.11.2014, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Zyrat e Karrieres organizuan aktivitetin “Business Speed Dating”.
Ky aktivitet u organizua pranë ambinteve të Qëndrës Protik,me të ftuar sipërmarrës të suksesshëm që operojnë në tregun shqiptar si :
- Besmir Këllezi, përfaqësues i Toshibës dhe LaFuture
- Hatixhe Bilibashi, përfaqësuese nga Protik
- Tomi Kallanxhi, përfaqësues nga shpia.al
- Bledar Bregu, Administrator i Find It.al
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 22 studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Ekonomisë dhe Drejtësisë.
Ky takim ishte mjaft rezultativ,pasi u pa një vullnet i dy anshëm,interesi i studentëve dhe gatishmëria për diskutim në c’do detaj nga ana e sipërmarrësve.
Synimet kryesore të sipërmarrësve ishin:
- të zgjeronin rrjetin profesional
- të identifikonin ide të reja biznesi
- të identifikonin të rinjë të talentuar
Gjatë këtij takimi, studentët kuptuan më së miri funksionimin e trinomit Kompani-Treg-Student ku synimi i studentëve ishte përthithja e sa më shume ideve dhe marrja ekontakteve të përfaqësuesve të pranishëm në këtë aktivitet.