Kampionati i Debatit - UNIVERSITETI I TIRANËS

Kampionati i Debatit

Universiteti i Tiranës organizoi aktivitetin “Kampionati i Debatit”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të nxisë dhe të përmirësojë mënyrën e të menduarit kritik të studentëve, rreth çështjeve të caktuara dhe të rrisë vigjilencën mendore. Gjatë konkurseve të këtij lloji studentët përmirësohen në komunikim, përpunojnë më shpejt informacionet dhe artikulojnë më mirë idetë e tyre.

Formati

Konkursi u zhvillua paralelisht në datat 5-15 nëntor 2014, në Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Fakultetin e Shkencave Sociale.

Aktiviteti u zhvillua në formën e debateve midis grupeve, sipas një strukture të caktuar kohore me pyetje/përgjigje të drejtpërdrejta.

Aplikimet u bënë në grupe, të cilat kishin nga 4 studentë të cilë janë të të njëjtit fakultet.

Konkursi u organizuar në 2 faza:

Faza e parë i përket konkurimit brenda fakultetit përkatës. Grupet të cilat kanë aplikuar paraprakisht për t’u bërë pjesë e konkursit, do të përballen në këtë debat me njëri-tjetrin. Nga kjo fazë do të shpallet një grup fitues për çdo fakultet, i cili do të ketë mundësinë të përfaqësojë fakultetin e tij në debatin final.

Faza e dytë i përket debatit final. Debati do të zhvillohet ndërmjet 4 grupeve fituese të fazës së parë. Nëpërmjet një shorti do të përcaktohen çiftet e grupeve që do të debatojnë. Fituesit e secilit çift do të ndeshen me njëri-tjetrin, për të shpallur kështu grupin fitues të këtij aktiviteti.

Grupi fitues i këtij debate ishte grupi me student përfaqësues nga Fakulteti i Ekonomisë.