Ditën e Enjte, dt. 03 Prill 2014, ora 16.00, tek Godina “Liria” ( në hyrje të Qytetit Studenti ) Rrjeti i Studenteve Ekselentë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, ka organizuar Takimin e Hapur.
Në këtë aktivitet kane qene te pranishëm; Prof. Assoc. Dr. Rovshan Ibrahimov Drejtori i Departamentit të Analizave të Politikave të Jashtme për Qendrën e Analizave Strategjike në varësi të Republikës së Azerbaxhanit , kolegu i tij Z. Heyder Mirze dhe sekretarja e dytë e Ambasadës së Azerbaxhanit në Greqi Znj. Xatira Museyibova.
Z.Ibrahimov ka pase kënaqësinë të flasi për prioritetet e politikës së jashtme të Azerbaxhanit gjatë këtij takimi.
Gjithashtu të ftuar kane qenë edhe 10 studentë të cilit ishin pjesë e një eksperience dhjetë ditore në Azerbaixhan, në kuadër të një konkursi që Ministria e Rinisë dhe Sporteve të Azerbaixhanit kishte shpallur.