Në 10 Tetor 2013 në Godinën “LIRIA” në kuadrin e Projekteve të Bashkimit Europian për Arsimin e Lartë, u organizua seminari i kontaktit me temë “Swedish – Western Balkans Contact Seminar”, i cil ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e Arsimit të lartë midis institucioneve suedeze dhe atyre shqipfolëse.
Në këtë takim, të organizuar nga Këshilli Suedez i Arsimit të Lartë, Zyra tempus në Shqipëri dhe Universiteti i Tiranës, morën pjesë përfaqësues akademik të institucioneve të arsimit të lartë nga Suedia, Shqipëria dhe Kosova.
Mbajtën fjalën përshëndetëse Rektori i Universitetit të Tiranës – Prof.Dr. Dhori Kule, Z. Ulf Melin – Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Suedez për Arsimin e Lartë