Titulli: Transferimi i Dijes dhe Inovacioni Dixhital ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë
Referencë: Vendim Nr. 2., Bordi AKKSHI, datë 30.05.2019
Financues: AKKSHI në kuadër të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë”
Kohëzgjatja: 24 muaj
Qëllimi i Përgjithshëm është të nxjerrë në pah që bizneset bashkë-operuese mes dy vendeve Austri dhe Shqipëri të mund të ndërgjegjësohen që përsa kohë që tregjet janë të pasigurta, sidomos në kohën e ndryshimeve teknologjike, suksesi i tyre do të varet nga mënyra dhe shpejtësia që ata do të arrijnë të jenë novatorë.
Këto konstatime për secilën palë të krahasohen më tej.
Objektivat e projektit janë:
- Publikimi i përbashkët në konferenca ose revista mes dy grupeve kërkimore dhe pjesëmarrja në aktivitete shkencore. Në këtë kuadër është planifikuar ndjekja e aktivitetetit “Practitioner Talk”, e organizuar çdo vit me pjesëmarrës CEO dhe drejtues të lartë të bizneseve austriake për të folur në praktikë rreth dinamikave të IT në organizatat e tyre;
- Krijimi dhe shtimi i rrjetit të përbashkët me aktorë të fushës.
Fazat e projektit:
- Mbledhja dhe kontaktimi i bizneseve austriako- shqiptare;
- Shpërndarja e pyetësorit për bizneset;
- Analizimi i të dhënave për të parë shkallën e inovacionit si dhe faktorë të tjerë që masin vullnetin e aplikimit të inovacionit dixhital;
- Ndërgjegjësimi nëpërmjet një aktiviteti të hapur mes palëve të interesuara për rezultatet e analizës së kryer
Rezultatetet e arritura si dhe pjesë të caktuara të metodologjisë së këtij projekti do të reflektohen edhe ne procese të caktuara të edukimit për të dy institucionet si p.sh. përmirësimi i kurrikulave të lëndëve “IS Strategy and Governance” apo “Research Seminar on Information Management and Control”, mësimdhënia në të dy institucionet, zhvillimi i rasteve të studimit etj.
Partner kryesor: Vienna University of Economics and Bussiness (WU), Department of Information System, Institute for Information Management and Control
Institucioni zbatues: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë