Titulli: Vlerësimi i llojeve të ralla dhe të rrezikuara të bimëve dhe invertebrorëve si dhe habitateve të tyre në zonat malore të qarkut Korçë, Berat dhe Vlorë
Reference: Vendim Nr. 11., Bordi AKKSHI, datë 26.06.2019
Financues: AKKSHI në kuadër të “Programe Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit për vitin 2018-2020, PKKZH”
Kohëzgjatja: 24 muaj
Institucioni zbatues: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Objektivat e projektit janë:
- Identifikimi, lokalizimi dhe pozicionimi i bimëve endemike/ subendemike dhe katërmijë tokësor endemikë në zonat malore të qarqeve Korçë, Berat dhe Vlorë.
- Identifikimi dhe vlerësimi i potencialeve përdoruese të bimëve të gjinisë Crocus dhe Centaurea në zonën në studim, duke u zgjeruar në raste të veçanta, si Ishulli i Sazanit për speciet e gjinisë Centaurea në Qarkun e Kukësit dhe për speciet e gjinisë Crocus në Qarkun e Shkodrës.;
- Identifikimi dhe lokalizimi i llojeve të rendit Odonata, Lepidoptera dhe Gastropoda me fokus gjininë Spelaeodiscus;
- Vëzhgimi dhe vlerësimi i bashkëjetesës bimë-insekte në mjedisin e tyre natyror, identifikimi i llojeve të reja të panjohura deri më tani;
- Ngritja e një HUB-i në Departamentin e Biologjisë në mënyrë që të rritet cilësia e kërkimit shkencor si qëndër koordinues për data-flow dhe diskutime ndërmjet partnerëve dhe BioNNA, në mënyrë që të rritet cilësia e kërkimit shkencor dhe edukimit mjedisor të studentëve dhe stafeve të zonave të mbrojtura.
Projekti lidhet ngushtë me përfshirjen e specialistëve të rinj në kërkimin shkencor në rang Doktorature dhe studentëve të tjerë në nivel mikrotezash Masteri si dhe pjesë e kërkimit shkencor të Departamentit të Biologjisë dhe Bioteknologjisë
Kontributet specifike që sjell projekti:
- Indentifikimi dhe njohja e llojeve të rralla dhe të kërcënuara si dhe informatizimin e vendndodhjes së tyre do të ndihmojë në përpunimin e politikave mbrojtëse ndaj mjedisit të rritjes, por njëkohësisht do të shërbejë edhe për rritjen e atraksionit EKOTURISTIK në natyrën shqiptare
- Dixhitalizimi i rezultateve dhe bërja të njohura për publikun, institucionet përkatëse dhe studiuesit, e të dhënave në fushën e Botanikës deh Zoologjisë, do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e tyre për ruajtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të produkteve të ekosistemit
- Njohja dhe pasurimi i njohurive mbi Florën dhe Faunën si dhe mjedisin e rritjes së gjallesave, pra pojekti do të kontribuojë në shkencat NATYRORE dhe shkencat e MJEDISIT në tërësi.