Mjete gjuhësore dhe strategji të komunkimit për vlerësimin e trashëgimisë kulturore kombëtare materiale dhe jomateriale - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mjete gjuhësore dhe strategji të komunkimit për vlerësimin e trashëgimisë kulturore kombëtare materiale dhe jomateriale

Veprimtari të realizuara  gjatë periudhës Janar -Shtator 2019

Aktiviteti i parë i realizuar ishte takimi i parë programues i veprimtarive të projektit për vitin 2019, ku u përcaktuan  linjat e kërkimit dhe shpërndarjes së punës brenda tre ekipeve (28-29 Janar 2019, Tiranë, Shqipëri).

Veprimtaritë Realizuar nga: Datat Arritjet
Takimi i parë i punës i tre ekipeve shkencore për programimin e veprimeve të projektit gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij dhe në vitin 2019 në veçanti, të organizuar nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri

 

Ekipi i Universitetit të Tiranës:

Prof. Dr. Esmeralda Kromidha,

Prof. Dr. Saverina Pasho,

Dr. Drita Rira,

Prof. Dr. Artur Sula,

 

Ekipi i Universitetit të Torinos, Itali:

Enrico Lusso,

Lia Zola,

Laura Bonato

Viviana Moretti

 

Ekipi i Universitetit Saint-Clément-d’Ohrid, Sofje, Bullgari:

Dr. Anna Markova,

Dr. Magdalena Markova

 

 

28 – 29.01.2019 U vendosën:

– objektivat e hulumtimit;

– metodologjia e hulumtimit;

– kalendari i hulumtimit që do të bëhet brenda projektit të përcaktuar;

– kërkimi bibliografik dhe dokumentues;

– përcaktimi i llojeve të korpusit që do të analizohen;

– studime rasti për të studiuar.

– përcaktimi i mjeteve të analizës: rrjetet, pyetësorët, intervistat, studimet e rasteve për mbledhjen e të dhënave.

– diskutime në lidhje me korpusin e punës: artikuj shtypi, tekste ligjore, strategji, reklama, postera, fletushka, broshura, fletëpalosje, sinjalizime, udhëzues, faqe në internet.

Aktiviteti i dytë kishtë të bënte me punën kërkimore bibliografike dhe dokumentuese.

Është kyer puna e krijimit të një korpusi që shërben për analizat. Konceptimi  i mjeteve të analizës: korpusi, pyetësorë, intervista, studime të rasteve për mbledhjen e të dhënave, artikuj, reklama, postera, fletushka, broshura, fletëpalosje, sinjalistikë, udhëzues, faqe në internet, etj. (Janar-maj 2019).

Më 21 maj 20019, u zhvillua një mbledhje skype mes tri ekipeve në të cilën ishin të pranishëm të gjithë pjesëtarët e ekipeve. Gjatë shkëmbimeve, u përcaktuan përfundimisht korpusi i përzgjedhur nga të tre ekipet kërkimore duke diskutuar për vecoritë e gjithësecilit, sfidat dhe risitë e përzgjedhjes. Përcaktimi i termave kyce të terminologjisë së fushës për projektin ishte ne rend të ditës gjithashtu. Aktiviteti i tretë përfshin analizat e korpusit të  mbledhura nga ekipi studimor e të konceptuar sipas optikës së studimit (periudha maj-shtator 2019 e në vazhdim) sipas kritereve të analizës të konceptuara sipas specifikave kërkimore të secilit ekip.