Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie dhe trajnim, i cili merret me manaxhimin e projektit K-Force;
Universitetet në të cilat do të kryhet mobiliteti;
-Universiteti i Novi Sadit, Serbi – Mobilitet për Mësimdhënie (staf akademik);
– Universiteti i Novi Sadit, Serbi – Mobilitet për Trajnim (staf administrativ);
-Universiteti i Banja Lukës, Bosnje-Hercegovinë – Mobilitet për Trajnim (staf administrativ);
Kohëzgjatja e bursave:
-5 ditë + 2 ditë udhëtimi.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze) – vetëm për stafin akademik;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);
– Letër Suporti nga Koordinatori i Projektit;
– Plani i mobilitetit për Trajnim (staf administrativ) ose Mësimdhënie (staf akademik);
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Training_outgoing.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 20 Janar 2020
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!