Hapet thirrja për bursa për stafin me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim në Universitetin Kodolanyi Janos, Hungari në kuadër të Programit Erasmus +. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për stafin me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim në Universitetin Kodolanyi Janos, Hungari në kuadër të Programit Erasmus +.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik/stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/stafin administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi Janos, Hungari. (Print)

http://edu.kodolanyi.hu/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Mësimdhënie për stafin akademik (stafi akademik mund të japë leksione edhe gjatë Javës Ndërkombëtare të Trajnimit);

– Trajnim për stafin stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/stafin administrativ me kohë të plotë (në Javën Ndërkombëtare të Trajnimit, 30 Mars – 3 Prill 2020);

Pjesëmarrja në këto aktivitete ka një fee, të përcaktuar nga universiteti pritës.

Për më shumë informacion, referohuni linkut:

http://edu.kodolanyi.hu/academics/international-week/

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor 140 Euro;

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë: 

– CV+ Lista e publikimeve (vetëm për stafin akademik), (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2;

-Vetëdeklarim nëse kenikryer apo jo më parë një shkëmbim Erasmus+ (nëse po, ku);

– Dokumenti Registration form, sipas linkut:

https://forms.gle/CpsFrUnr6DF1SwRdA

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie/trajnim*;

 

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx

 

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Training_outgoing.docx

 

Afati për aplikim: 25 Shkurt 2020

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!