Shtyhet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa shkëmbimi për studime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia, në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Print)

http://www.unitus.it/


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;
– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

Për më shumë informacion referohuni linkut:

http://www.unitus.it/en/unitus/orientamento1/articolo/orientamento (lëndët ofrohen në gjuhën italiane)

 

Lëndë në gjuhën angleze ofrohen në: “Master in Forestry and Environmental Sciences”, sipas linkut:

http://www.unitus.it/en/dipartimento/dibaf/scienze-forestali-e-ambientali/articolo/presentazione6

 

Bursat përfshijnë: 

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: 
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

– Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën italiane); 
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën italiane);
-Letër Motivimi në gjuhën italiane;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht B1);
-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. 


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Tuscia lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

ØDokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit); 
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Listë notash dhe diplomë e nivelit Bachelor (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht B1);
-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. 


KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Tuscia lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikim: 10 Shkurt 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën e e-mail: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!