Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + KA 2, për Projektin K-force për vitin akademik 2019-2020 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + KA 2, për Projektin K-force për vitin akademik 2019-2020

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + KA 2, për Projektin K-force për vitin akademik 2019-2020

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në kuadër të programit Erasmus + KA2, për stafin me kohë të plotë të UT-së, i cili merret me manaxhimin e projektit K- Force. (Print)

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit, i cili merret me manaxhimin e projektit K-Force, për trajnim;

 

Universitetet në të cilat do të kryhet mobiliteti;

  • Universiteti i Novi Sadit, Serbi – Mobilitet për Trajnim;
  • Universiteti i Banja Lukës, Bosnje-Hercegovinë – Mobilitet për Trajnim;

 

Kohëzgjatja e bursave:

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtimi.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin:

 

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);

– Letër Suporti nga Koordinatori i Projektit;

– Plani i mobilitetit për Trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

Mobility Agreement Staff Mobility For Teaching

*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 5 Shkurt 2020

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!